Pyetje të Shpeshta
Çfarë është Tufting?
Tufting është një teknikë e krijimit të tapeteve dhe qilimave, kryesisht me një pajisje elektrike që përdoret manualisht e quajtur “tufting gun” për të futur fije në një bazë pëlhure. Kjo metodë lejon krijimin e modeleve dhe teksturave të ndryshme. Pasi vepra përfundon, skulpturohet me gërsherë dhe makinë qethëse duke i dhënë teksturë dhe dimension.
Nga çfarë materiali janë krijuar veprat?
Veprat tona janë krijuar nga një mix fijesh 50% akrilik dhe 50% lesh, duke kombinuar butësinë dhe qëndrueshmërinë.
A mund të blej veprat online?
Po! Ju mund të porosisni veprat tona direkt nga website ynë, në DM ose email dhe ne sigurohemi që çdo punim të arrijë tek ju i paketuar me kujdes maksimal.
A pranoni porosi të personalizuara?
Ne nuk realizojmë porosi personale si portrete familjare, por ofrojmë mundësi për vepra të përshtatura sipas zonave/krahinave tuaja ose për projekte dhe hapësira të veçanta.
Kontaktoni me ne për të diskutuar mundësitë.
Si duhet të kujdesem për veprat?
Mbani veprat larg lagështisë direkte.
Mirëmbajtja bëhet vetëm me vacuum cleaner ose lint roller.
A bëni ndërrime/kthime të veprave?
Për shkak të natyrës unike të veprave, këmbimi ose kthimi nuk është i mundur, përveç në rastet kur vepra ka dëmtime gjatë transportit.
Për informacion më të detajuar kontaktoni në email, DM ose numër kontakti.
Ku mund t’i shoh veprat fizike?
Mund të na vizitoni në studio ose në ekspozitat e ndryshme përgjatë vitit. Detajet për eventet dhe ekspozitat mund t’i gjeni në rrjetet tona sociale.
Si mund të kontaktoj për pyetje të tjera?
Mund të na shkruani në:
• Email: artstudiomemento@gmail.com
• Instagram: @memento.artstudio
• WhatsApp: 00355686877910