Kalo te informacioni i produktit
“Vallja Devolliçe”
€3.200,00
100x75cm
E njohur për elegancën dhe harmoninë e saj Devolliçja karakterizohet nga një stil i veçantë kërcimi, ku lëvizjet e valltarëve shprehin lidhjet e ngushta me tokën.
Kjo është një nga vallet më të vjetra burrërore të Devollit.
Ajo fillon ngadalë shtruar, mbështetur fort, duke pasqyruar jetën, sakrificat, mbijetesën, luftën dhe në fund atmosferën dinamike të gëzimit.
Historikisht është kërcyer vetëm nga burrat, me veshje tradicionale si fustanella, qeleshe dhe elementë karakteristikë të zonës, ku edhe kostumi është pjesë e gjuhës së valles.